Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian, Riho Terras, ka reaguar pas vendimit të qeverisë Kurti, lidhur me zbatimin e ligjeve për të huajt dhe automjetet.
Terras ka uruar kryeministrin Albin Kurti për këtë marrëveshje, e cila, ka thënë ai, ‘’është e dobishme për BE’në dhe Kosovën’’.
‘’Urime! Kryeministri Kurti për marrëveshjen e arritur sot falë BE-së! Besoj se kjo është e dobishme për BE-në dhe Kosovën. Shkëlqyeshëm që më pas, EUSR Dialogue do të punojë me Qeverinë e Kosovës dhe serbët për të integruar shëndetësinë dhe arsimin brenda kuadrit të Kosovës, në përputhje me marrëveshjen!’’, ka shkruar ai.