back to top
Saturday, September 27, 2025
BallinaLajmeRaportohet se janë arrestuar dy serbë në Koshare, njëri nga ta është...

Raportohet se janë arrestuar dy serbë në Koshare, njëri nga ta është ushtar aktiv në Serbi

Të ngjajshme

Dy serbë, njëri nga ta është ushtar aktiv në Serbi janë arrestuar në Koshare.

Siç raporton Gazeta Demos, dy serbët, babai dhe djali i tij, i cili është edhe ushtar aktiv në Serbi, kanë hyrë nga pika kufitare në Kullë, fillimisht kanë qenë në Manastirin e Deçanit dhe më pas kanë vazhduar rrugën për në Koshare.

Raportohet se të njëjtit u arrestuan nga disa policë që kanë qenë edhe pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nga pamjet që janë publikuar, gjatë kontrollit janë gjetur uniforma, simbole nacionaliste, emblema të ndryshme të Serbisë dhe iu është konfiskuar edhe vetura me të cilën po lëviznin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz