back to top
Thursday, October 16, 2025
BallinaLajmeRaportohet se është arrestuar kandidati i Listës Serbe për kryetar të Kllokotit

Raportohet se është arrestuar kandidati i Listës Serbe për kryetar të Kllokotit

Të ngjajshme

Raportohet se është arrestuar Bozhidar Dejanoviq, kandidati i Listës Serbe për kryetar të Kllokotit

Gjykata Themelore në Prishtinë kishte lëshuar urdhërarrest ndaj të akuzuarit Bozhidar Dejanoviq, ish-kryetarin e Kllokotit, pasi ky i fundit nuk është paraqitur në shqyrtimin gjyqësor të paraparë për këtë javë.

Raportohet se ai është arrestuar nga autoritetet.

Në zgjedhjet lokalet të 12 tetorit 2025, Bozhidar Dejanoviq garoi sërish për kryetar të Kllokotit si kandidat i Listës Serbe. Mjeku Bekim Ademi ngarkohet se kishte falsifikuar një dokument (fletëlëshim) në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), që Dejanoviq ta përdorë si arsyetim për mungesën në një seancë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Bashkë me mjekun, Dejanoviq akuzohen për falsifikim të dokumentit zyrtar dhe legalzim të përmbajtjes së rreme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz