Raportohet edhe një vdekje nga koronavirusi në veri

Një person ka vdekur si pasoj e infektimit më koronavirus në veri të Kosovës.
Shtabi për situata emergjente në veri të Mitrovicës ka njoftuar për vdekjen e këtij pacienti dhe tre të infektuarve të tjerë nga Leposaviqi në 24 orët e fundit, shkruan Radio Kontakt Plus.
Ndërkohë, raportohet edhe për pesë pacient të shëruar, 4 nga veri i Mitrovicës dhe një nga Zubin Potoku.

Lexo edheJa çfarë bën partneri i ri qeveritar i LDK-së, Lista Serbe..
Deri më tani në vendbanimet me shumicë serbe në Kosovë me COVID 19 janë prekur 108 persona, nëntë kanë vdekur dhe 72 pacient janë shëruar.
Numri më i madhe i të infektuarve është në veri të Mitrovicës, ku janë regjistruar 42 pacient prej të cilëve 3 kanë vdekur dhe 30 janë shëruar. Në Zveçan janë 25, një i vdekur e 19 të shëruar, ndërsa në Zubin Potok 21 të prekur, një i vdekur dhe 15 të shëruar. Numri më i madh i të vdekurve është në Leposaviq. Atje vdiqën 4 persona nga 20 të infektuar dhe janë shëruar 8 pacientë.














