back to top
Friday, November 7, 2025
BallinaLajmeRaporti i Komisionit Evropian konstaton shkelje të të drejtave të shqiptarëve në...

Raporti i Komisionit Evropian konstaton shkelje të të drejtave të shqiptarëve në Serbi dhe pasivizim të adresave në Luginën e Preshevës

Të ngjajshme

Arijon Ibrahimovic “thikë pas shpine” Kosovës? – Ftohet nga Gjermania U21!

Kombëtarja e Gjermanisë U21 ka publikuar listën e futbollistëve...

Trump dhe shtetet e Azisë Qendrore arrijnë marrëveshje për mineralet

Presidenti amerikan, Donald Trump, prezantoi një sërë marrëveshjesh tregtare,...

Arrestohen “të fortit” e Deçanit, sekuestrohen armë e drogë

Njësitë e DHTN-Pejë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Pejë,...

Shala: Shkelja e vijës administrative nga Serbia është test ndaj sovranitetit të Kosovës

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka paralajmëruar se hyrja...

Raporti i Progresit për Serbinë i Komisionit Evropian, ka konstatuar shkelje të të drejtave të shqiptarëve që jetojnë atje. Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, vitet e fundit, në vazhdimësi, kanë denoncuar atë që e cilësojnë si pasivizim i adresave, që nënkupton një artikulim të politikave që synim kanë spastrimin etnik të shqiptarëve përmes mjeteve administrative.

Korniza institucionale për mbrojtjen e pakicave në Serbi mbetet e paplotë, ndërkohë që shqiptarët vazhdojnë të përballen me diskriminim, nënpërfaqësim dhe pasivizim të adresave. Këtë ka nënvizuar raporti i progresit për Serbinë, duke pasqyruar përmes pasivizimit të adresave, një artikulim të politikave që synim kanë spastrimin etnik të shqiptarëve përmes mjeteve administrative.

Ardita Sinani theksoi se “Raporti i Komisionit Evropian për Serbinë për vitin 2025 po tregojnë qartë që shqiptarët e Luginës po vazhdojnë të përballen me pasivizim të adresave, me mospërfaqësim në institucione dhe mospërfshirje të barabarte në çdo sferë të jetës” .

Plani i veprimit për përmirësimin e përfaqësimit të shqiptarëve në institucione ende nuk ka prodhuar rezultatet e duhura, nënvizon raporti në fjalë, duke potencuar se pakicat kombëtare vazhdojnë të jenë të nënpërfaqësuara në administratën publike dhe në polici.

“Një shtet që po mohon qytetarët e vet nuk mund të jetë pjesë e një Evrope që ndërtohet mbi demokracine dhe barazinë  andaj në shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk po kërkojmë privilegje, shtoi Sinani.

Çështja e pasivizimit të adresave është përmendur edhe në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, për të drejtat e njeriut në Serbi, për vitin 2023. Në të është thënë se pasivizimi i adresave duket se është kryer në mënyrë joproporcionale ndaj shqiptarëve, sidomos në Medvegjë. Kjo do të duhej të alarmonte faktorin ndërkombëtar, ndaj është shumë e rëndësishme që më në fund BE-ja ka pranuar që ta reflektojë dhe bëjë pjesë të vlerësimeve përfundimtare të raportit zyrtar të Komisionit Evropian, duke vendosur theks në kontrollimin e procedurave të pasivizimit të adresave. Sipas regjistrimit të fundit në vitin 2022, në Serbi jetojnë më shumë se 60 mijë shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe atje. Në raportet ndërkombëtare, Lugina, që ngërthen në vetvete Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, komuna të banuara me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, konsiderohet tërësisht e izoluar, dhe sipas raportit, merr vëmendje vetëm në kohë zgjedhjesh.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz