back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeRaporti i KE-së: Kosova i përmbushë kriteret e liberalizimit të vizave

Raporti i KE-së: Kosova i përmbushë kriteret e liberalizimit të vizave

Të ngjajshme

Vdekja e këngëtarit Shemi, Policia del me informatat e para zyrtare

Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e Shemsi...

Raporti i KE-së: Kosova i përmbushë kriteret e liberalizimit të vizave

Në raportin e parë për zbatimin e kritereve të...

Humbja e Shemsi Krasniqit: Policia konfirmon rastin në Prishtinë

Vdekja e papritur e Shemsi Krasniqit, i njohur si...

Trumpi shkarkon gati 30 diplomatë karriere nga pozicionet e ambasadorëve

Administrata Trump po tërheq gati 30 diplomatë karriere nga...
- Advertisement -

Në raportin e parë për zbatimin e kritereve të liberalizimit të vizave, Kosova vlerësohet si shtet që vazhdon t’i përmbushë kërkesat e përcaktuara.

Megjithatë, gjetjet e raportit të Komisionit Evropian tregojnë se gjatë vitit 2024 ka pasur një rritje të ndjeshme të numrit të aplikimeve për azil, me mbi 6.700 kërkesa të regjistruara. Raporti mbulon vitin 2024 dhe, rrjedhimisht, është i pari që vlerëson Kosovën që nga fillimi i zbatimit të regjimit të lëvizjes së lirë, më 1 janar të këtij viti.

- Advertisement -

Në raportin e Komisionit Evropian theksohet se parandalimi i kërkesave të pabazuara për azil duhet të mbetet prioritet për të gjithë partnerët që gëzojnë regjim pa viza, e në veçanti për Kosovën, Shqipërinë, Gjeorgjinë dhe Moldavinë.

Në kapitullin kushtuar Kosovës, raporti nënvizon se autoritetet vendore duhet të adresojnë në mënyrë më efektive fenomenin e kërkesave të pabazuara për azil. Në këtë kuadër, nga Kosova kërkohet të forcojë iniciativat në bashkëpunim me shtetet anëtare të BE-së për monitorimin dhe frenimin e numrit të këtyre kërkesave të paraqitura nga qytetarët e saj.

Edhe pse pranohet se autoritetet kanë zhvilluar fushata të mira për ndërgjegjësimin e publikut, Komisioni Evropian kërkon që Prishtina zyrtare të vazhdojë këtë proces, me qëllim që qytetarët të informohen qartë për të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga regjimi pa viza me Bashkimin Evropian.

Po ashtu, nga Kosova kërkohet të përshtasë listën e shteteve shtetasit e të cilave kanë nevojë për vizë për në BE, por jo edhe për në Kosovë, në mënyrë që të parandalohet keqpërdorimi i regjimit dhe rreziku potencial për migracionin dhe sigurinë. Në momentin e liberalizimit, Kosova kishte marrëveshje pa viza me 19 vende, ndërsa ky numër është zvogëluar në 17.

Një tjetër kërkesë e adresuar autoriteteve vendore lidhet me masat për parandalimin e lëshimit të dokumenteve të identitetit dhe udhëtimit me identitete të rreme, si dhe me përmirësimin e kapaciteteve për zbulimin e dokumenteve të falsifikuara. Sipas raportit të Komisionit Evropian, duhet të ruhet bashkëpunimi i vazhdueshëm me Interpolin për dokumentet e humbura dhe të vjedhura, si dhe të zbatohet plotësisht Ligji i ri dhe Udhëzimi Administrativ për Kartat e Identitetit, me qëllim rritjen e sigurisë së përgjithshme të dokumenteve./rtk

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz