back to top
Sunday, February 22, 2026
BallinaLajmeRaporti i IPK-së për rastet me narkotikë: Hetuesit duhet të kalojnë verifikimin...

Raporti i IPK-së për rastet me narkotikë: Hetuesit duhet të kalojnë verifikimin e sigurisë

Të ngjajshme

Trupi i shtrirë në asfalt, pamje të rënda nga aksidenti tragjik në Bresje

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës...

Tri gola për tri pikë, Roma barazohet me Napolin në tabelë

Roma fitoi 3-0 ndaj Cremonese dhe barazoi Napolin në...

Gjoksin në fokus, Xhensila “godet” me paraqitje super joshëse

Këngëtarja e njohur shqiptare Xhensila Myrtezaj, ka rikthyer vëmendjen...

Inspektorati policor i Kosovës ka përmbledhur në një raport inspektimi, vlerësimin mbi trajtimin dhe procedimin e rasteve të trafikimit me narkotikë, të cilat trajtohen nga njësia e hetimit të narkotikëve në Prishtinë.

Ky raport ka vënë në pah se ka shumë informacione inteligjente që nuk kanë gjetur trajtim, e disa nga hetuesit nuk kanë kaluar verifikimin e sigurisë, për të pasur qasje në informacione të klasifikuara.

Nga viti 2022 deri në 2024, njësisë për Hetimin e Narkotikëve në Prishtinë i janë shpërndarë 541 informata e raporte inteligjente që kishin të bënin me trafikimin me narkotikë.

Por shumë mbeten pa zgjidhje e pa informacione se çka u bë me to.

Kjo është evidentuar në raportin e inspektimit për njësinë e hetimit të narkotikëve në Policinë e Kosovës, të bërë nga Inspektorati Policor.

“Numri i informatave që kanë përfunduar me raste është 220 sosh, derisa për 321 të tjera nuk ka gjetje, ose janë ende aktive. Në drejtim të rritjes së efikasitetit në trajtimin e secilit raport inteligjent apo informatë, IPK është njohur me faktin se është i nevojshëm kthimi i informatave kthyese për ZAS-in, meqë numri i tyre mbetet i ulët. Sipas ZAS, numri i informatave kthyese për raportet e pranuara inteligjente nga Njësia në fjalë është i ulët (35 nga 541 sosh për tre vite). IPK ka vërejtur se duhet të ngritet shkëmbimi i informatave, me këtë edhe kthimi i tyre tek ZAS mbi hapat e ndërmarrë lidhur me raportet inteligjente, në drejtim të rritjes edhe të efikasitetit në trajtimin e rasteve”, thuhet nga raporti i IPK.

Sipas këtij raporti, zyrtarët policor asnjëherë nuk e bëjnë planifikimin në fazën e hetimeve, teksa thuhet se vërehet angazhim i mangët për zbatimin e te gjitha masave të fshehta.

“Vihet në pah se vetëm në njërën prej 15 mostrave, Gjykata kishte lëshuar disa herë urdhra mbi zbatimin e masave të veçanta hetimore, përfshirë këtu: përgjimin e telekomunikimeve dhe përdorimin e lexuesit IMSI – Identifikimi ndërkombëtar i shfrytëzuesit mobil, shfrytëzimin e mjeteve për përcjellje me anë të pajisjes GPS, monitorimin e fshehtë të bisedave në vende private (veturë), vëzhgimin e fshehtë fotografik ose me video në vende publike dhe monitorimin e fshehtë të bisedave në vende private. Inspektim vë në pah se hetuesit e rastit kanë raportuar tek Prokurori i Shtetit brenda afateve mbi zbatimin e njërës prej masave të urdhëruara, kurse për masat tjera kanë raportuar për pamundësinë e zbatimit të tyre, me arsyetim se të dyshuarit kanë lëvizur me mjete të ndryshme”.

E në rekomandimin e parë dhënë për institucionet përgjegjëse, thuhet se duhet të vendosen mekanizma të brendshëm të kontrollit, që hetuesit të mos kenë qasje në informacione të klasifikuara pa kaluar verifikimin e sigurisë.

“IPK i rekomandon Shefit të Njësisë të Hetimit të Narkotikëve – Prishtinë që të vendosë mekanizma të brendshëm të kontrollit, për të siguruar që hetuesit të mos kenë qasje në informacione të klasifikuara, pa kaluar verifikimin e sigurisë dhe pa u pajisur me certifikatë valide të sigurisë për nivele përkatëse”.

Ky raport i publikuar në fund të janarit, vë në pah se njësia që heton drogat, funksionon konform strukturës organizative dhe gjendja me burime njerëzore është e përmbushur në masë të madhe./RTVDukagjini/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz