back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajme​Raporti i IKD-së: Anëtarët e Qeverisë Kurti ushtruan kundërligjshëm dy pozita

​Raporti i IKD-së: Anëtarët e Qeverisë Kurti ushtruan kundërligjshëm dy pozita

Të ngjajshme

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin mbi “qeverisjen e kundërligjshme dhe praktikën e mbajtjes së pozitave me ushtrues detyre gjatë Qeverisë Kurti II”.

Raporti thekson se “Kushtetuta dhe Ligji për Qeverinë ndalojnë qartë që një person të mbajë njëkohësisht pozitën e deputetit dhe të anëtarit të Qeverisë”.

“Megjithatë, shumica e anëtarëve të Qeverisë në detyrë kanë vazhduar të mbajnë të dy funksionet, duke shkelur Kushtetutën dhe Ligjin. Kundërligjshmëria e kësaj praktike është konfirmuar edhe nga Gjykata Supreme, por pavarësisht kësaj, Qeveria jo vetëm që nuk ka zbatuar vendimin, por ka sulmuar publikisht gjyqtarët e saj”, thuhet në raporton e IKD-së.

Sipas IKD-së, mos lëshimi i zyrave të Qeverisë në detyrë nga personat që janë edhe deputetë të Kuvendit ka pasoja shumëdimensionale.

“Pos cenimit të sundimit të ligjit në Kosovë, kjo situatë ka dëmtuar edhe imazhin e Kosovës tek partnerët ndërkombëtarë, të cilat kanë theksuar se nuk do të zhvillojnë takime me Kryeministrin në detyrë dhe ministrat brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, derisa të jetë në funksion një qeveri me mandat të plotë”, thuhet në raport.

Instituti vlerëson se, në kuptim të vendimit të Gjykatës Supreme, të gjitha vendimet të cilat merren nga anëtarët e qeverisë të cilët janë edhe deputet, janë të kundërligjshme.

“Në pamundësi për tu atakuar secili vendim, kjo situatë e mbush rendin juridik me vendime të kundërligjshme. Kjo situatë tërheq pas vetes edhe përgjegjësi penale, e cila përgjegjësi aktualisht është duke u shqyrtuar nga PSRK. Për më tepër, kjo situatë rrezikon të ketë implikime edhe në përzgjedhjen e Kryetarit të ri të Kuvendit”, thuhet ndër të tjera në raport.

Tutje, në raporton thuhet se Qeveria Kurti II është karakterizuar si qeveri me ushtrues detyre.

“Kjo praktikë, e kundërt me standardet ndërkombëtare të qeverisjes së mirë, ka dëmtuar meritokracinë, ka paralizuar funksionimin normal të institucioneve dhe ka rritur potencialin për korrupsion”, theksohet në raport.

IKD thekson se mbajtja e pozitave me ushtrues detyre duhet të jetë vetëm përjashtim, ndërsa “proceset meritore të rekrutimit duhet të jenë rregull”.

Qeveria Kurti është në detyrë që prej marsit 2025. Ndërkaq, disa ministria në detyrë kanë dhënë betimin si deputetë të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, në prill të këtij viti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz