back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmeRamush Haradinaj prezanton Dardan Krasniqin si anëtar të ri të ekipit të...

Ramush Haradinaj prezanton Dardan Krasniqin si anëtar të ri të ekipit të AAK-së

Të ngjajshme

“Dyfytyrësh”, Klodi dhe Benita përplasen në Post Big Brother

Sonte në Post Big Brother ka pasur një përplasje...

13 shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga Izraeli

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka bërë...

Ramabaja: Njëri nga kandidatët e PDK-së për president është ish-komandant i UÇK-së

Analisti Sadri Ramabaja, duke komentuar rreth çështjes së zgjedhjes...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se eksperti i sigurisë dhe juristi Dardan Krasniqi i është bashkuar ekipit të tij, duke e cilësuar këtë një përforcim të rëndësishëm për subjektin.

Haradinaj tha se Krasniqi i bashkohet AAK-së me një përvojë të gjerë, qoftë në fushën e sigurisë, qoftë në angazhimin politik dhe shoqëror, raporton lajmi.net

Ai kujtoi se Krasniqi ka qenë pjesë e tri luftërave çlirimtare – të UÇK-së, UÇPMB-së dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare – ku ishte dalluar për guxim dhe aftësi organizative.

“Dardani na u bashkua me përvojën e tij dhe vullnetin për një Kosovë që ecën përpara,” shkroi Haradinaj, duke shtuar se ai vjen nga një familje patriotike, me nënën mësuese dhe babain kolonel të TMK-së dhe njëherësh themelues të celulave të para të UÇK-së.

Postimi i plotë:

Ne ekipin tim e prita me kënaqësi Ekspertin e Sigurisë, juristin Dardan Krasniqi. Dardani na u bashkua me përvojën e tij dhe vullnetin për një Kosovë që ecën përpara. Dardani, si i ri, ishte luftëtar e i tri luftërave çlirimtare, UÇK-së, UÇPMB-së dhe i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ku ishte dalluar për guximin dhe aftësinë organizative.
Dardani vjen në AAK me një përvojë politike dhe aktivitet 25-vjeçar. Dardan Krasniqi ishte polici dhe drejtuesi i parë i Policisë në Malishevë.
Z. Krasniqi vjen nga një familje patriotike, me nënën mësuese e babain kolonel të TMK-së dhe themelues të celulave të para të UÇK-së.
Në aktivitetin e tij si çlirimtar, pastaj në polici, e më vonë në Vetëvendosje si aktivist e anëtar i Këshillit të Përgjithshëm, Dardani gjithmonë kishte dy qëllime: çështjen kombëtare dhe politikën e sigurisë si një element të rëndësishëm në përpjekjen për shtet e shoqëri të fortë!
Angazhimi i tij është motiv që shumë patriotë, ekspertë e qytetarë të mirë të këtij vendi po e gjejnë rrugën e AAK-së, që është edhe rruga e Kosovës për të ecur përpara!/Lajmi.net/
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz