back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeRamush Haradinaj: Përkrahja e Trump-it mjaft e dobishme, jemi partner të mirë...

Ramush Haradinaj: Përkrahja e Trump-it mjaft e dobishme, jemi partner të mirë në luftimin e terrorizmit

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Kosova po ndjek rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, por sfidat e saj kryesore burojnë nga agresioni rus dhe terrorizmi në përgjithësi.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë të dhënë për njërin nga televizionet amerikane, njofton Klan Kosova.

”Atë që e quajmë agjendë talebane apo islamike, ishte shumë agresive ndaj nesh. Por gjithashtu rusët janë shumë agresivë. Ata e bazojnë pjesën më të madhe të aktiviteteve të tyre nga Serbia, ata kanë 3 mijë monitoruesve të tyre që i quajnë humanitarë në Serbi, shumica prej tyre janë në të vërtetë anëtarë të shërbimeve të sigurisë, shërbimeve të sigurisë ruse. Por ne kemi detyrat tona të shtëpisë dhe nuk jemi vetëm. Ne punojmë në partneritet të ngushtë me ShBA-të dhe aleatët e tjerë, kryesisht aleatë të NATO-s”, ka thënë Haradinaj.

Megjithatë Haradinaj nuk ka komentuar dhurimin e disa avionëve luftarakë nga Rusia për shtetin serb, shtet ky që vazhdon të mos e njohë shtetësinë e Kosovës.

Kosovo PM: Trump’s support has been ‘very helpful’ from CNBC.

Kryeministri Haradinaj ka ripërsëritur se është koha për një marrëveshje në mes dy vendeve, që sipas tij është në interes të Kosovës dhe Serbisë.

”Poashtu mirëpresim bashkëpunimin e Washington-it, shpresojmë se do të kemi përkrahjen e njëjtë edhe nga vendet tjera dhe pas anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, besoj se tani është koha jonë”.

I pari i Qeverisë së Kosovës Ramush Haradinaj, është pyetur se sa përkrahës është presidenti amerikan, Donald Trump në drejtim të Kosovës, ku tha se Trump po ofron përkrahje e cila është shumë e dobishme për vendin dhe gjithë rajonin.

Haradinaj për CNBC tha se përkrahja në drejtim të Kosovës nuk ka munguar që nga vitet e 90-ta, por që tani ka tjetër qasje, pra ka të bëjë me stabilitetin dhe arritjet shtetërore bashkë me të gjithë aleatët ndërkombëtarë.

”Kur bëhet fjalë për luftimin e terrorizmit, mendoj se jemi një partner i mirë në adresimet e duhura”, ka përfunduar Haradinaj  intervistën e dhënë për CNBC gjatë qëndrimit të tij në Mynih, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz