back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaLajmeRamush Haradinaj kërkon të hiqet “ora policore” gjatë kohës sa mërgimtarët janë...

Ramush Haradinaj kërkon të hiqet “ora policore” gjatë kohës sa mërgimtarët janë në Kosovë

Të ngjajshme

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga institucionet e vendit që të hiqet ndalesa e qarkullit deri pas festave, për arsye që të mundësohet qarkullimi i lirë i bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë vendit e që vijnë në Kosovë për këto festa.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se bashkatdhetarët po hasin vështirësi që të arrijnë në shtëpitë e tyre.

“Festat e fundvitit e gjallërojnë jetën në Kosovë, familjet tona dhe po ashtu ekonominë e vendit. Zakonshëm po ndodh edhe këtë vit, pavarësisht rrethanave pandemike, sikurse edhe në rrethanat e vështira historike për shqiptarët, mijëra bashkatdhetarë ia kanë mësyrë Kosovës.

Apeloj tek institucionet e vendit, që të hiqet ndalesa e qarkullimit, të paktën deri pas festave. Kjo do mundësonte qarkullimin e lirë të motrave e vëllezërve tonë që jetojnë jashtë vendit, e që po hasin në vështirësi të arrijnë në shtëpitë e tyre.

Mirë se vini bashkatdhetarë! Atdheu ju mirëpret!”, ka shkruar Haradinaj.

Të Fundit

Sport

ShowBiz