back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeRamush Haradinaj heq dorë nga kandidimi për president

Ramush Haradinaj heq dorë nga kandidimi për president

Të ngjajshme

Anthony Martial përfundon në Meksikë

Dikur u transferua me shumë bujë te Manchester United,...

Latte i vlefshëm sa një Bitcoin: Si ta blesh këtë pije përmes satoshive

Bitcoini nuk ka pse të jetë “gjithçka ose asgjë”....

Simon Jordan paralajmëron Chelsean për ndëshkim pas 74 akuzave

Chelsea është përballur me 74 akuza nga Federata e...

Policia sekuestron pesë thasë drogë në Mirditë, shpallen në kërkim tre persona

Policia në Shqipëri ka sekuestruar pesë thasë me të...

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur para mediave pas takimit që pati me kreun e LVV-së, Albin Kurtin dhe u.d e presidentit, Vjosa Osmanin, raporton Gazeta Express.

Haradinaj ka thënë se me pozitën do të bashkëpunojnë për temat me interes nacional.

“Aleanca është opozitë në ardhje sepse në krijimin e institucioneve do të jemi opozitë. Ramë dakord që në sfidat që i ka Kosova, në këto funksione, Aleanca do të bashkëpunojmë për tema të interesit nacional, duke e ruajtur vendin por duke qenë këtu me e bë funksionale demokracionë e vendit. Synohet një koncentrim i pushteteve, mendojmë që funksioni ynë është i rëndësishëm në kohën që vjen”, ka thënë Haradinaj.

Kreu i AAK-së ka thënë se Kurti e Osmani i kanë kërkuar partneritet pozitë-opozitë.

Ai është pyetur edhe nëse ka hequr dorë nga pozita e presidentit, derisa, është përgjigjur se partia e tij nuk e ka shumicën e votave.

“Kanë kërkuar një partneritet pozitë-opozitë, në këtë rast është e kuptueshme që Aleanca është parti konstruktive opozitare, i tregova z.Kurtit që nuk do të kthehna në metodat tona të vjetra, sepse edhe unë jam plak, po do të jemi ata që do t’ua kujtojmë funksionimin pozitë-opozitë. Fituesit e zgjedhjeve e gjejnë formulën me kriju qeverinë, shumicën për qeverinë, 2/3 për presidentin është në përgjegjësinë e tyre, ne nuk e kemi si Aleancë këtë mundësi, ajo që na mbetet është një rol opozitarë”, tha Haradinaj.

“Detyra jonë nuk është me e përkrahë koncentrimin e pushtetit, populli ia ka jep votën, po nuk ia ka dhënë edhe 2/3 për presidentit, është përgjegjësia e tyre t’i gjejnë si Aleancë do të marrim vendimet tona në parti. Mendoj që fituesit e zgjedhjeve mbajnë përgjegjësi me e implementu rezultatin jo me shku në zgjedhje, por ne jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje jo tash por cdo herë”, tha kreu i AAK-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz