back to top
Monday, October 27, 2025
BallinaLajmeRamush Haradinaj dekoron Halil Kastratin

Ramush Haradinaj dekoron Halil Kastratin

Të ngjajshme

Xhaferi: Kriza politike do të vazhdojë edhe vitin tjetër

Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, vlerëson se me dështimin...

Nura: LVV-ja duhet të shkojë në opozitë dhe të reflektojë

Deputeti i PDK-së, Jakup Nura, e ka quajtur paaftësi...

Lushaku: Qeveria e ka bllokuar buxhetin për Prishtinën

Jehona Lushaku nga LDK, ka thënë se qeveria e...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me kryetarin e shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit” Halil Kastratin.

Haradinaj përmes faqes së tij zyrtare në Facebook, ka njoftuar për dekoratën e dhënë.

“Në shenjë falenderimi për punën e madhe humanitare, si një vlerë komplementare e jona dhe për kontributin në të gjitha proceset deri në liri, sot nderova me dekoratën e Kryeheroit Gjergj Kastrioti Skenderbeu, humanistin dhe themeluesit e shoqatës bamirëse, “Jetimat e Ballkanit”, z.Halil Kastrati”.

Haradinaj ka thënë se Qeveria e tij do ti dal në ndihmë projekteve të kësaj organizate.

“Shpreha gatishmërinë e Qeverisë së vendit për mbështetjen në projektet e kësaj organizate, me theks të veçantë mbështetjen për ndërtimin e një jetimoreje për fëmijët e braktisur.Veprimet humane janë përcaktim dhe e drejtë e gjithësecilit dhe meritojnë respekt” /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz