BallinaLajmeRamosaj: Duke nderuar kujtimin e dëshmorëve të Kombit, nderojmë atdheun tonë –...

Ramosaj: Duke nderuar kujtimin e dëshmorëve të Kombit, nderojmë atdheun tonë – përulemi me respekt para sakrificës së tyre për liri

Të ngjajshme

VIDEO/ Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton fotografohen së bashku në Japoni

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton po kalojnë pushimet e...

Giorgia Meloni pëson humbje në referendumin për reformën në drejtësi

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, pësoi një humbje të...

Haradinaj rrëfen momentet në Betejën e Gllogjanit: I mora katër plagë, edhe sot shihen

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj ka...

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë homazhe në Zonën e Dukagjinit, në 28-vjetorin e 24 Marsit, duke kujtuar me krenari tre dëshmorët e parë të kësaj dite historike: Gazmend Mehmetaj, Agron Mehmetaj dhe Himë Haradinaj.

 Ai tha se 24 Marsi mbetet një nga datat më të lavdishme të historisë sonë, dita e Haradinajve, e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e sakrificës së madhe për liri.

Postimi i plotë

Duke nderuar kujtimin e dëshmorëve të Kombit, nderojmë atdheun tonë dhe përulemi me respekt para sakrificës së tyre për liri.

Sot, në 28-vjetorin e 24 Marsit 1998, ditës që shënoi fillimin e luftës për çlirimin e vendit në Zonën e Dukagjinit, bëmë homazhe për të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë që e gëzojmë sot.

Me krenari e mirënjohje kujtojmë tre dëshmorët e parë të kësaj dite historike, Gazmend Mehmetaj, Agron Mehmetaj dhe Himë Haradinaj.

24 Marsi mbetet një nga datat më të lavdishme të historisë sonë, dita e Haradinajve, e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e sakrificës së madhe për liri.

Mirënjohje e përjetshme për aleatët tanë, për NATO-n dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorëve të Kombit! 

BR

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz