back to top
Tuesday, December 9, 2025
BallinaLajme​Ramosaj betohet si kryetar i Deçanit, premton transparencë e zhvillim për qytetarët

​Ramosaj betohet si kryetar i Deçanit, premton transparencë e zhvillim për qytetarët

Të ngjajshme

Nis seanca inauguruese, sot Përparim Rama merr mandatin e dytë si kryetar i Prishtinës

Përparim Rama ka arritur sot në seancën inaugurale të...

​FIFA miraton rregullin e ri për ndeshjet e Botërorit 2026

FIFA ka vendosur që në Kupën e Botës 2026...

Bashkëshortja e Adem Mikullovcit po e udhëheq seancën inauguruese të Kuvendit të Prishtinës

Ka filluar seanca inauguruese e Kuvendit të Prishtinës. Seanca...

Në Kuvendin Komunal të Deçanit është mbajtur sot seanca konstituive, ku u bë betimi i kryetarit të rizgjedhur, Bashkim Ramosaj, si dhe i asamblistëve të rinj.

Kryetari Ramosaj, i cili fitoi zgjedhjet me 50.98 për qind të votave, premtoi qeverisje të drejtë, transparente dhe me llogaridhënie për qytetarët e Deçanit.

Në fjalën e tij pas betimit, Ramosaj u shpreh krenar për besimin e qytetarëve dhe theksoi se puna do të jetë fokusi kryesor i mandatit të tij.

“Jam sot këtu para jush me krenarinë qe çdokujt ja jep ky qytet. Krenari që vranë nga njerëzit e ndershëm, bujar e punëtor të këtij qyteti. Krenari deri në mburrje me të drejtë të cilën trashëgojmë edhe nga paraardhësit tonë që sakrifikuan që ky qytet të jetë i tillë e të ketë historinë e krenarinë e tillë. Qytetarë të nderuar, duke qenë përjetësisht mirënjohës për besimin tuaj. Do të jem shërbëtor i përulur në funksion të qëllimeve, synimeve tona të përbashkëta…Si kryetar i komunës, qytetar i këtij vendi, do të vazhdojë të flasë me punë, sepse ky ishte edhe slogani ynë, slogani i aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Në këtë pjesë do të vazhdojmë me përkushtim të punojmë për zotimet tashme të deklaruara për çdo sektor të jetës. Për arsimin, shëndetësinë, mirëqenien, infrastrukturën, zhvillimin ekonomik e turizmin, kulturën, rininë, sportin, trashëgiminë e kështu me radhë”, ka theksuar Ramosaj.

Ai rikujtoi sfidat historike të qytetit dhe rëndësinë e bashkëpunimit për zhvillimin e mëtejshëm.

“Duke qenë i bindur në idenë që po bëjmë punë të ndershme e të mirë për këtë qytet, vlerësoj që do të jemi një qytet modern e kampion brenda shtetit të Republikës së Kosovës. Njëkohësisht, gjatë gjithë rrugëtimit tonë duhet të kemi parasysh një qytet që nuk ka ekzistuar në 99-të, një qytet që është përballë me shumë mungesa, një qytet i cili ka rilind jetën e këta banorë e kanë rilind jetën në këtë qytet. Ende sot vazhdojmë të jemi përfaqësues të shumë personave që janë të zhdukur, e trupat e tyre nuk janë të gjendur, ende vazhdojmë të kemi ëndrra të mëdha për jetën tonë, familjet tona, për standardin i cili duhet të ndërtohet për mirëqenien e çdo familje në këtë vend. Andaj, kërkoj nga ju që të bëhemi model i mirë i bashkëpunimit dhe arritjeve të rezultateve që i kemi të përcaktuara”, ka thënë Ramosaj.

Seanca konstituuive është udhëhequr nga asamblisti më i vjetër në moshë, Mustafë Selmanaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz