Ramiz Lladrovci: Qytetarët e Drenasit e kanë fjalën e fundit, bashkë, vazhdojmë, +4!
dp

Lexo edheFlorid Gashi nga Gjakova, i dyti në garën prestigjioze të kërcimeve nga Ura e Mostarit

Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci nuk është rikandiduar sërish për këtë post, dhe në vend të tij do të kandidojë Petrit Hajdaraj.
Kjo u bë e ditur nga mbledhja e sotme e Partisë Demokratike të Kosovës, ku u zyrtarizuan të gjithë kandidatët për kryetarë të komunave për zgjedhjet e 12 tetorit.
Përmes një postimi në Facebook, ka reaguar Lladrovci, ku ka thënë se deri më sot nuk është rrëzuar asnjëherë.

Lexo edheFlorid Gashi nga Gjakova, i dyti në garën prestigjioze të kërcimeve nga Ura e Mostarit
“Deri sot nuk jam rrëzuar, kush më njeh me mbi katër dekada këtë e di. Respekt për votat pro dhe kundër në seli të PDK-së, po ashtu, faleminderit atyre që nuk morën pjesë në votim. Ky është fillimi i fundit politik për bedelët dhe përkrahësit e tyre. Qytetarët e komunës së Drenasit e kanë fjalën e fundit, bashkë, vazhdojmë, +4!”, ka shkruar ai.