back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeRamiz Lladrovci njofton se sot u telefonua nga Hashim Thaçi dhe Rexhep...

Ramiz Lladrovci njofton se sot u telefonua nga Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Ramiz Lladrovci ka njoftuar se sot është telefonuar nga ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-deputeti i LVV-së, Rexhep Selimi.

Lladrovci tha se kjo ishte një nga bisedat më emocionale në jetën e tij dhe se që nga shkuarje e tyre në Hagë, sipas Lladrovcit, sot ishte hera e parë që e dëgjonte zërin e tyre.

Ai ka falënderuar të dy për thirrjen, teksa tha se ata u mungojnë jo vetëm miqve dhe familjarëve por edhe shtetit.

“Ndër bisedat e mia më emocionale në jetë, ishte biseda e sotme telefonike me miqtë e mi, Hashimin dhe Rexhepin. Bisedat ishin plot ndjeshmëri, sepse, për herë të parë prej se ndodhen në Hagë, pata rastin të flas e ndëgjoj zërin e tyre”, ka shkruar ai.

Ndër bisedat e mia më emocionale në jetë, ishte biseda e sotme telefonike me miqtë e mi, Hashimin dhe Rexhepin.

Bisedat ishin plot ndjeshmëri, sepse, për herë të parë prej se ndodhen në Hagë, pata rastin të flas e ndëgjoj zërin e tyre.

Ish presidenti, Hashim Thaçi dhe UÇK-ja është pjesë e pandashme e historisë tonë, krenarisë dhe dinjitetit nacional.

I falënderova për thirrjen miqtë e mi, Hashimin dhe Rexhën dhe ju thash se ju i mungoni jo vetëm familjeve, shokëve e miqve, por edhe Republikës së Kosovës, shtetit e shtetësisë tonë.

Faleminderit, ish President, miku im Hashim, faleminderit Rexhë!

Të Fundit

Sport

ShowBiz