Ramiz Lladrovci komenton emërimin e Isa Xhemajlajt në postin e zëvendësministrit
01
Lexo edhe“Nuk do të jetoja në Drenas edhe sikur të m’i jepnin paratë e krejt botës”
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka komentuar emërimin e Isa Xhemajlit në pozitën e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme.
Ai ka thënë se ky emërim nënkupton si shpërblim për të dështuarin.
“Emërimi është sipas parimit ‘shpërble të dështuarit’, të instaluar në praktikën e re politike të Kosovës”, ka thënë Lladrovci.
Ai ma tutje ka treguar se kundërkandidati i tij nuk e ka uruar fare pasi është shpallur fitues i zgjedhjeve.

Lexo edhe“Nuk do të jetoja në Drenas edhe sikur të m’i jepnin paratë e krejt botës”
“Është mirë për komunën tonë të Drenasit me pas bartës të përgjegjësive në nivel qendror, edhe ministra edhe zëvendës ministra, i uroj sukses gjithsesi. E uroj edhe pse ai s’ më ka uruar në krye të komunës”, ka treguar Lladrovci.
Ramiz Lladrovci nga PDK dhe Isa Xhemajli nga NISMA kanë qenë kandidatë për kryetar të Drenasit, të cilën e ka fituar Lladrovci me shumicë të votave./Express/