Ramiz Lladrovci: Baci Jakup, kthehu në shpinë tande!
Në këtë takim kanë marrë pjesë kryetar i PDK-së, Kadri Veseli, zv/kryeministrit Hajredin Kuçi, ministrat Memli Krasniqi dhe Blerand Stavileci, deputetë dhe zyrtarë të lartë të PDK-së.
Duke folur për mbështetjën e gjerë që po merr kandidatura e tij në Komunën e Drenasit, Lladrovci u shpreh se e ka pranuar kandidaturën për te krijuar unitet jo vetëm në strukturat e PDK-së, por edhe me kategori dhe grupe te tjera në Komunë, duke ftuar të gjithë që t’i bashkohen PDK-së, raporton lajmi.net.
Ai thirrje që të kthehet në PDK i ka bërë edhe ish kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi.
“Baci Jakup, kthehu në shpinë tande”, ka thënë Lladrovci.
Lexo edheLladrovci: Do t’ua përmirësojë jetën qytetarëve të Drenasit
Gjatë ditës, Lladrovci ka vazhduar takimet konsultative me qëllim të projektimit të programit të tij qeverisës për Drenasin.
Ai është takuar me qytetarët e Korroticës së Epërme dhe Gllobarit, ku ka shpalosur projektet, që sipas tij, do t’ua përmirësojnë jetën qytetarëve.
Po ashtu, të premten Lladrovci ka pasur edhe një takim me anëtarët e Hendikos-it, i cili sipas tij ishte tejet prekës. Ai tha se mirëqenia dhe punësimi i tyre janë çështje që duan zgjidhje.
Zgjedhjet në Drenas do të mbahen më 4 dhjetor. /Lajmi.net/














