back to top
Wednesday, September 24, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditRamadani: Sot vuloset se nuk ka Qeveri Kurti 3, bllokada po e...

Ramadani: Sot vuloset se nuk ka Qeveri Kurti 3, bllokada po e çon vendin drejt kolapsit

Të ngjajshme

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Prizren, vidhen stoli prej ari

Një vjedhje raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në fshatin...

Shqiptarët, të dytët në Europë për mbipopullimin e banesave

Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë...

Begaj njofton se në OKB takoi presidentin e Ganës për ta konfirmuar njohjen e Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka njoftuar se sot...

Aksioni i madh kundër heroinës, arrestohen babë e bir, në Pejë

Policia e Kosovës po zhvillon një aksion të madh...

77 vjeçari që vdiq në aksidentin në Kaçanik ishte veteran i UÇK-së

Si pasojë e një aksidenti të ndodhur mes dy...

Ish-kryeinspektori AKI-së, Burim Ramadani, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me vazhdimin e bllokadës institucionale dhe pamundësinë për formimin e Qeverisë së re.

Ai tha se seanca e sotme vulos përfundimisht se nuk do të ketë Qeveri Kurti 3 dhe se, sipas tij, kriza po thellohet si pasojë e mendësisë politike që kërkon “ose unë në pushtet, ose askush tjetër”.

“Sot vuloset se s’ka Qeveri KURTI 3! Kjo është bllokada edhe sot, edhe derisa të zhvleftësohet mendësia ‘o unë sërish në pushtet, o askush tjetër!’”, shkroi Ramadani, raporton lajmi.net

Ai paralajmëron se vendi është duke rrëshqitur drejt një kolapsi shtetëror, të cilin e cilëson si rrezik për sigurinë kombëtare. “Formula e kolapsit është fjalia: ‘Kosova ka Qeveri, por s’ka Parlament!’”, theksoi ai.

Ramadani theksoi edhe kontrastin në numra mes votave për Glauk Konjufcën si Kryetar Kuvendi (86) dhe Albin Kurtit si Kryeministër (59), si dëshmi të mungesës së mbështetjes për formimin e Qeverisë së re.

Postimi i plotë: 

Sot vuloset se s’ka Qeveri KURTI 3!
Kjo është bllokada edhe sot, edhe derisa të zhvelftësohet mendësia “o unë sërish në pushtet, o askush tjetër!”.
Rrëshqitja drejt një Kolapsi të shtetit është rrezik i Sigurisë Kombëtare të Kosovës.
Dhe, formula e kolpasit është fjalia “Kosova ka Qeveri, por s’ka Parlament!”.
Mos harroni:
– Për Glauk Konjufcën janë 86 vota për Kryeparlamentar
– Për Albin Kurtin janë 59 vota për Kryeministër.
Prandaj, po vazhdoj kjo bllokadë drejt Kolapsit./Lajmi.net/
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz