Ramadani para ndeshjes debutuse: Galata ekip i fortë, por do dalim të lumtur…!

Ylber Ramadani pritet të debutojë me klubin e tij të ri në një sfidë të jashtëzakonshme, pasi Çorumi do ta nisë sezonin e ri në Superligën e Turqisë përballë kampionit aktual, Galatasarayt.
Para përballjes së shumëpritur, mesfushori shqiptar ka vlerësuar kundërshtarin, por ka bërë të qartë se skuadra e tij nuk udhëton për t’u dorëzuar, shkruan Indeksonline
🗣️ Ylber Ramadani: Galatasaray iyi oyunculardan kurulu bir takım. Futbolda mücadele etmeniz gerekir. Biz de o mücadeleyi sahaya koyacağımızı, oradan da iyi sonuçlar alacağımızı düşünüyorum. Deplasmandan mutlu ayrılacağımızı düşünüyorum. pic.twitter.com/Dm2uWYuFbJ
— TRT Spor (@trtspor) August 10, 2026

Lexo edheReal Madrid zbulon numrat e rinj të fanellave për sezonin 2026/27
“Galatasaray është një ekip i përbërë nga lojtarë të mirë. Në futboll duhet të konkurroni. Mendoj se do ta sjellim atë luftë në fushë dhe prej aty do të marrim rezultate të mira. Besoj se do ta përfundojmë ndeshjen si mysafirë të lumtur”, ka deklaruar Ramadani.
Për 30-vjeçarin, kjo sfidë do të jetë një mundësi e veçantë për të bërë debutimin me klubin turk, dhe atë menjëherë kundër një prej skuadrave më të forta të kampionatit./Indeksonline/














