back to top
Sunday, February 22, 2026
BallinaLajmeRamadani: Kosova ka kapacitete të nevojshme për kontribut ushtarak në Gaza, roli...

Ramadani: Kosova ka kapacitete të nevojshme për kontribut ushtarak në Gaza, roli të jetë simbolik

Të ngjajshme

Alarm te Juventusi, Yildiz në dyshim për “finalen” ndaj Galatasarayt

Juventus po kalon një periudhë të errët forme dhe...

Rikthehet Xhaka, e nis nga stoli ndaj Fulhamit

Granit Xhaka është rikthyer nga lëndimi. Mungesa e tij njëmujore...

Gjendet trupi i pajetë i alpinistit të zhdukur në Hajle

Trupi i pajetë i alpinistit malazez Qazim Fetahoviq u...

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka thënë se kontributi i Kosovës në Gaza të jetë simbolik por mbështetës për përpjekjet amerikane në stabilizimin e situatës atje, gjë e cila duhet të bëhet edhe përmes FSK-së, edhe përmes ekspertizës civile.

Ramadani, ka vlerësuar se, me pjesëmarrje simbolike Kosova arrin të dëshmojë para botës konsolidimin e shtetësisë dhe sigurisë së saj, përcjell Express.

‘’Kosova ka kapacitete të nevojshme të specializuara për kontribut ushtarak në Forcën Stabilizuese në Gaza dhe për këtë duhet të ketë rolin simbolik të mbështetjes’’, ka deklaruar ai.

Postimi:

Kontributi i Kosovës në Gaza të jetë simbolik, por mbështetës për përpjekjet amerikane në stabilizimin e situatës atje. Kjo edhe përmes FSK-së, edhe përmes ekspertizës civile.

Kosova, si shtet i ndërtuar mbi suksesin e ndërhyrjes ndërkombëtare ushtarake, është shembull botëror se si mund të arrijë të jetë kontribues për paqen e sigurinë nëpër botë, në rresht me trupat amerikane. Me pjesëmarrje simbolike, Kosova arrin të dëshmojë para botës konsolidimin e shtetësisë dhe sigurisë së saj, sikurse edhe të kujdeset për aspekte racionale buxhetore.

Kosova ka kapacitete të nevojshme të specializuara për kontribut ushtarak në Forcën Stabilizuese në Gaza dhe për këtë duhet të ketë rolin simbolik të mbështetjes.

Qasja racionale në këtë operacion është jashtëzakonisht e rëndësishme.

(Foto e vitit 2018, kur është themeluar Ushtria e Kosovës)

Të Fundit

Sport

ShowBiz