back to top
Tuesday, August 12, 2025
BallinaLajmeRamabaja pyet Jasharajn: A e keni pagën 1,600 euro?

Ramabaja pyet Jasharajn: A e keni pagën 1,600 euro?

Të ngjajshme

Stuttgart: Gjendet bombë nga Lufta e Dytë Botërore

Një bombë e paaktivizuar nga Lufta e Dytë Botërore...

UEFA ndalon një stadium legjendar nga organizimi i finales

Një stadium legjendar është bllokuar nga UEFA për të...

Zyrtarizohet kandidati i Nisma-s për Podujevën

Nisma Socialdemokrate, ka filluar shpalljen e kandidaturave për Kryetar...

Gjermani: Kosovarit i grabitet telefoni ndërsa flinte në stacionin e trenit

Një personi ju vodh telefoni inteligjent derisa po flinte,...

Amir Rrahmani surprizon të dashurën në përvjetorin e parë të lidhjes (Foto)

Influencerja, Drita Stublla ka ndarë me ndjekësit e saj...

Kryetarit i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka debatuar në emisionin Pressing në T7 me profesorin Sadri Ramabaja lidhur me zhvillimet e fundit sa i përket sindikatave.

Ramabaja e ka akuzuar Jasharajn se është i kapur nga partitë politike dhe po kërkon të shtojë presionin politik ndaj kryeministrit Albin Kurti, teksa Jasharaj i ka thënë se për komentet e tij, Ramabaja duhet të shkojë në gjykatë.

“Sa e keni rrogën? Këtu kam një dokument që më thotë se ju keni 1600 euro pagën ndërsa 1000 euro zëvendësit e juaj”, ka thënë Ramabaja.

Këtu ka reaguar Jasharaj duke thënë se nuk është e vërtetë ajo që thotë Ramabaja.

“Nuk është e vërtetë. Nuk të intereson ty se cfarë rrogë e kam unë. Jam zgjedhur nga një anëtarësi edhe për një mandat. Kjo do të thotë se ata besojnë në mua. S’kam qenë i kapur as nuk do të jem. Pse sepse në anëtarësinë tonë ka përkrahës dhe votues të të gjithë partive. VV-së, PDK-së e tjerave. Ndali akuzat se pse për këto akuza duhet të dalësh para gjykatës dhe të sqarohesh. Nuk të intereson ty sa e kam pagën”, tha ai. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit