back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeRamabaja kritikon Kushtetuesen: Vetë Gjykata ka shkelur Kushtetutën, vendim “copy-paste”

Ramabaja kritikon Kushtetuesen: Vetë Gjykata ka shkelur Kushtetutën, vendim “copy-paste”

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Analisti politik Sadri Ramabaja ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancën konstituive të Kuvendit.

Sipas tij, vendimi i Gjykatës duket i tejmbushur me referenca të panevojshme ligjore dhe dokumente të kopjuara, duke e bërë arsyetimin e saj të zgjatur dhe të komplikuar për të justifikuar ndërhyrjen në rendin kushtetues.

“Më krijoi një përshtypje kur e lexova tekstin të plotë, se gjykatësit i kishin munduar së tepërmi gjyqtarët ligjor të bënin copy-paste. Pjesë të tera të Kushtetutës, të Rregullores, pjesë të dokumente të kësaj natyre të bëjnë sa më shumë faqe. Dhe përpjekje prej Sizifi për ta arsyetuar ndërhyrjen në rendin kushtetueses. Kush e shkeli kushtetutë? Të gjitha deputetët e kanë shkelur, sepse nuk ia kanë arritur detyrën që kanë, ta konstituojnë Kuvendin. Dhe në fund duhet të them për fat të keq edhe vetë Gjykata Kushtetuese e ka shkelur kushtetuan. Me dy paragraf shtesë që ia ka shtuar nenit 67 të Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë Ramabaja në Dukagjin.

Të Fundit

Sport

ShowBiz