back to top
Friday, September 26, 2025
BallinaLajmeRama: Vijojmë me lirimin e hapësirave publike

Rama: Vijojmë me lirimin e hapësirave publike

Të ngjajshme

Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme po vijon në gjithë territorin e vendit, ndërsa deri tani nga qytetarët janë raportuar 12 139 raste abuzimesh në platformën “Hapësira ime publike”.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale pamje nga ndërhyrjet që po kryhen për lirimin e hapësirave publike dhe çmontimin e strukturave metalike të ngritura pa leje mbi trotuare dhe rrugë publike, shkruan ATSH.

“Vijojmë”, shkruan Rama, duke iu referuar nismës kombëtare për lirimin e hapësirave publike, e cila ka nisur në muajin korrik 2025.

Ndërhyrja në terren do të vazhdojë deri në largimin e plotë të të gjitha strukturave pa leje, si pjesë e vizionit të qeverisë “Rilindja Urbane 2.0”.

Paralelisht me këtë proces po hartohet Rregullorja Kombëtare, e cila do të përcaktojë me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojnë bizneset. Kryeministri Rama ka bërë të ditur se “për çdo karrige të vendosur në hapësirën e kufizuar, subjekti duhet të kontribuojë me një pemë në Fondin e Gjelbër, që do të krijojë qeveria e re”.

Për këtë qëllim në dispozicion të qytetarëve, të cilët duan të denoncojnë rastet abuzive është vënë portali “Hapësiraimepublike.gov.al”. Deri më sot nga denoncimet në portal, janë zgjidhur 8 890 raste, ndërsa 3 249 të tjera janë aktualisht në proces shqyrtimi./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz