back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaLajmeRama: Vetingu do të kalojë me apo pa konsensusin e PD-së

Rama: Vetingu do të kalojë me apo pa konsensusin e PD-së

Të ngjajshme

Torino befason Milanin, shënon nga penalltia

Torino ka shënuar golin e parë të ndeshjes ndaj...

Listat përfundimtare të partive – Dominon fryma e vjetër politike, pak risi në përzgjedhje

Partitë politike kanë publikuar listat zgjedhore, ku disa prej...

Kurti deklarohet pas takimit me Ulutaş

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u mirëprit...

​Aksident në Besi, krijohen kolona të gjata në rrugën Prishtinë-Podujevë

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë-Podujevë,...

Prizren, ankohen drushitësit, bizneset e tyre janë drejt mbylljes

Shumica e popullatës kanë hequr dorë nga ngrohja me...

Kryeministri Edi Rama deklaroi të martën se reforma në drejtësi do të përparojë, me ose pa konsensusin e opozitës.

Pak orë përpara nisjes së seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, për miratimin e ligjit të vetingut, përmes një konference live në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Edi Rama tha se ligjet e reformës në drejtësi do të kalojnë me 84 ose më shumë vota.

“Sot pasdite ka një seancë të posaçme të Kuvendit për të kaluar ligjin e vetingut. I hap rrugën zbatimit të reformës në drejtësi. I hap rrugën spastrimit të sistemit nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Për fat të keq, nuk e kemi konsensusin e PD-së. Dua të shpresoj deri në fund që PD do të reflektojë. Me ose pa konsensusin e PD-së ne do të shkojmë përpara. Reforma në drejtësi nuk ndalet dhe këto ligje do të kalojnë me 84 ose më shumë vota të shikojmë, votat e shumicës qeverisëse”, deklaroi Rama.

Kreu i Qeverisë foli edhe për korrupsionin për të cilin u shpreh se në këto tre vite është bërë shumë dhe se kjo ndjehet qartë nga qytetarët përmes shërbimeve që iu ofrohen. Ajo që ne kërkojmë është të ndërtojmë sisteme që e bëjnë të pamundur ndërhyrjen e njerëzve për të ndryshuar fatin e tyre”, deklaroi Rama. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz