Rama reagon pas vdekjes së Shemsi Krasniqit: Humbje e madhe për muzikën dhe kryeqytetin
dp

Lexo edheBrikena flet për jetën e saj të “ëndrrave”: Kam qejf të jetoj me vjehërr, të zgjohem herët të laj oborrin

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se Shemi ishte një artist që nuk i përkiste vetëm skenës muzikore, por edhe shpirtit të një kohe, një brezi dhe të gjithë qytetit të Prishtinës.
Ai theksoi se Shemsi Krasniqi ishte imazh i gjallë i kryeqytetit në vitet kur muzika rock përfaqësonte rebelim, shpresë dhe liri.
“Kryeqyteti ka humbur një zë të paharruar. Shemi ishte artist që i dha identitet një epoke të tërë dhe la gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës shqiptare”, ka shkruar Rama.
I pari i kryeqytetit ka shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe të gjithë adhuruesit e muzikës së tij, duke theksuar se trashëgimia artistike e Shemsi Krasniqit do të mbetet gjithmonë e gjallë në kujtesën kolektive. /Lajmi.net/

Lexo edheBrikena flet për jetën e saj të “ëndrrave”: Kam qejf të jetoj me vjehërr, të zgjohem herët të laj oborrin