back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeRama propozon uljen e numrit të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë

Rama propozon uljen e numrit të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë

Të ngjajshme

PROFIL/ Kush janë ministrat e rinj në kabinetin e Edi Ramës

Kabineti i ri qeveritar i Edi Ramës dalë nga...

Bislimi dhe Petkoviq në Bruksel

Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi,...

Çantat Lucky Bees – Stili i vjeshtës me çmime super të lira

Këtë vjeshtë, çantat Lucky Bees janë aksesorët që çdo...

Spanja gjobit prindërit nëse fëmijët e tyre të mitur pinë duhan

Qeveria spanjolle miratoi një projektligj të ri kundër pirjes...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka propozuar një ndryshim të rëndësishëm për Kuvendin e Shqipërisë, duke sugjeruar uljen e numrit të deputetëve në 101, nga 140 që janë tani.

Ky propozim u bë gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku Rama theksoi se pas më shumë se tri dekadash, ka ardhur koha për një cikël të ri reformimi dhe riorganizimi të institucioneve të shtetit, përfshirë Kuvendin.

“Elisa, Niko, Taulanti me Majlindën, Ardean e disa deputetë të tjerë kishin për detyrën hartimin e një projekti për ndërtimin e komisioneve të reja parlamentare. Ata kanë analizuar ecurinë, strukturën dhe programin e kuvendit ndër vite. Si dhe kanë vlerësuar nevojën e harmonizimit të strukturës së Kuvendit me strukturën e procesit të negociatave. Paraprakisht dua të mbroj disa mendime.

Së pari në më shumë se 3 dekada, na duhet një cikël i ri reformimi dhe riorganizimi për disa institucione, ndër të cilat edhe për Kuvendin e Shqipërisë. Tepria e numrit të deputetëve. Zbritja e numrit të deputetëve të Kuvendit në të paktën 101 deputetë, edhe më pak bujrum, do kishte vetëm impakt pozitiv. Prandaj ky ndryshim duhet të jetë objektiv i yni që përkon me vullnetin e zgjedhësve tanë”, u shpreh Rama.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz