back to top
Wednesday, February 18, 2026
BallinaLajmeRama: Nëse Qeveria nuk e përfshinë buxhetin e kryeqytetit, është vendim politik

Rama: Nëse Qeveria nuk e përfshinë buxhetin e kryeqytetit, është vendim politik

Të ngjajshme

Bashkë për Kosovën, Konjufca i afërm me familjen e Kadri Veselit

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca,...

Ftesa e Trump, Edi Rama niset drejt Washingtonit

Kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Washingtonit, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se nëse Qeveria nuk e përfshin buxhetin e kryeqytetit në buxhetin e 2026-ës, atëherë ky sipas tij është vendim politik.

Ai ka shtruar disa pyetje, por ka nënvizuar se Prishtina nuk është pronë e askujt është kryeqyteti i Republikës dhe meriton trajtim institucional, jo kalkulime partiake.

Postimi i plotë:

Nëse Qeveria nuk e përfshin Buxhetin e Kryeqytetit në Buxhetin e vitit 2026, kjo nuk është thjesht vonesë administrative, është vendim politik!

Buxheti i Kryeqytetit është miratuar në Asamblenë e Kryeqytetit, me të gjitha specifikat teknike dhe ligjore, dhe është dorëzuar sipas procedurave. Çdo justifikim për mospërfshirje bie poshtë kur dokumentacioni është i plotë dhe në përputhje me ligjin.

Prandaj shtrohet pyetja:

Pse nuk po përfshihet në Buxhetin e vitit 2026?

A është kjo hakmarrje politike?

A është tentativë për ta bllokuar zhvillimin e Kryeqytetit?

A po përdoret buxheti si mjet presioni ndaj qytetarëve të Prishtinës?

Qeveria ka obligim kushtetues dhe ligjor të trajtojë buxhetin e Kryeqytetit pa diskriminim politik. Çdo veprim ndryshe është shkelje e parimit të barazisë institucionale dhe goditje direkte ndaj qytetarëve.

Prishtina nuk është pronë e askujt. Është Kryeqyteti i Republikës dhe meriton trajtim institucional, jo kalkulime partiake.

Nëse Qeveria zgjedh ta mbajë peng buxhetin e 2026-tës, atëherë le ta thotë hapur: Po ju ndëshkojmë qytetarët sepse nuk na votuat neve!!!!

Qytetarët e Prishtinës meritojnë përgjigje!

Të Fundit

Sport

ShowBiz