Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zhvilluar një takim zyrtar me kryetarin e Staten Island, Vito Fossella, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara.
Rama ka bërë të ditur se kjo pritje përbën një konfirmim të rëndësisë që partnerët amerikanë i kushtojnë marrëdhënieve me Prishtinën dhe me Kosovën, transmeton lajmi.net.
Gjatë takimit, kryetari Rama i dhuroi homologut të tij amerikan statujën simbol të Hyjneshës në Fron, si dhe revistën Prishtina Art, duke i cilësuar këto si përfaqësuese të kulturës dhe miqësisë ndërmjet dy qyteteve.
Ai theksoi se partneriteti mes Prishtinës dhe Staten Island-it është strategjik dhe se diskutimet u fokusuan në praktikat e mira amerikane që mund të shndërrohen në projekte konkrete për qytetarët e kryeqytetit.
Rama vlerësoi pritjen e ngrohtë dhe respektin institucional të treguar nga Mayor Fossella, duke e cilësuar këtë si dëshmi të miqësisë së thellë mes Prishtinës dhe qyteteve amerikane—një aleancë që ai e konsideron jetike për të ardhmen e qytetit dhe të vendit.
Postimi i plotë: