Rama ndan pamjet nga aksi kryesor i Ksamilit: Do t’i shërbejë turizmit dhe këmbësorëve
dp

Lexo edheBërtiti “Liri Palestinës”, një burrë hodhi pajisje ndezëse dhe i vuri flakën njerëzve – gjashtë të lënduar në Kolorado

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nisi mëngjesin duke shpërndarë pamje nga aksi kryesor i Ksamilit, që tashmë është transformuar.
Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se kjo rrugë do t’i shërbejë turizmit dhe këmbësorëve.
“Mirëmëngjes dhe me aksin kryesor të Ksamilit, të transformuar në një rrugë të bukur urbane për makinat, po edhe për këmbësorët, për t’i shërbyer më së miri rritjes së përvitshme të turizmit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama. /Telegrafi/

Lexo edheBërtiti “Liri Palestinës”, një burrë hodhi pajisje ndezëse dhe i vuri flakën njerëzve – gjashtë të lënduar në Kolorado