BallinaLajmeRama ndalon uzurpimin e hapësirave publike: Prishtina rikthen trotuaret për qytetarët

Rama ndalon uzurpimin e hapësirave publike: Prishtina rikthen trotuaret për qytetarët

Të ngjajshme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shpallur një vendim të rëndësishëm që ndalon ekspozimin e mallrave në hapësirat publike dhe rrugët e kryeqytetit.

Ai ka theksuar se nuk do të lejohet më bllokimi i trotuareve dhe rrugëve me mallra, duke i rikthyer këto hapësira për përdorim të lirë dhe të sigurt për qytetarët.

“Ky vendim është një hap për të siguruar që hapësirat publike të jenë për qytetarët, për të ecur lirshëm, për fëmijët dhe familjet, dhe jo për t’u uzurpuar nga individë që i shfrytëzojnë për interesa private,” tha Rama.

Screenshot

Postimi i plotë:

Hapësirat publike janë të qytetarëve, të askujt tjetër!
është marrë vendim për ndalimin e ekspozimit të mallrave në hapësira publike dhe në rrugë.
Nuk ka më mallra në trotuare.
Nuk ka më bllokim të rrugëve.
Nuk ka më zënie të hapësirave që u takojnë të gjithëve.
Këto hapësira janë për të ecur lirshëm, për fëmijët, për familjet, jo për t’u uzurpuar./Lajmi.net/
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz