back to top
Thursday, February 19, 2026
BallinaLajmeRama: Mësimi tërëditor, prioritet i arsimit në Prishtinë

Rama: Mësimi tërëditor, prioritet i arsimit në Prishtinë

Të ngjajshme

Shahini sqaron në detaje orarin mësimor për Ramazan

Komuna e Prishtinës ka dalë me një vendim për...

“Po bën çdo gjë për mbijetesë”, Mateo debaton ashpër me Mirin

Miri dhe Mateo kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin, situatë...

Aksident mes dy veturave në Kçiq, katër të lënduar

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti...

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se mësimi tërëditor mbetet një nga reformat më të rëndësishme në arsimin e kryeqytetit.

Rama theksoi se së bashku me Drejtorinë e Arsimit kanë diskutuar për zbatimin e këtij modeli në dy fazat e para, sfidat e hasura dhe hapat e ardhshëm të reformës.

Në fokus mbeten ndërtimi i shkollave të reja, riorganizimi i rrjetit shkollor, përmirësimi i cilësisë në organizim, si dhe forcimi i bashkëpunimit me shkollat dhe partnerët jashtë saj.

“Kryeqyteti mbetet i përkushtuar në ndërtimin e një sistemi arsimor cilësor dhe të qëndrueshëm”, tha Rama, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve dhe komunitetit arsimor.

Të Fundit

Sport

ShowBiz