back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeRama me marrëveshje që synon zvogëlimin e kolonave: Parko veturën në Prishtina...

Rama me marrëveshje që synon zvogëlimin e kolonave: Parko veturën në Prishtina Mall, merr biletë falas për autobusë urbanë

Të ngjajshme

Arrestohet kameramani Jetmir Muji, AGK-ja kërkon lirimin e menjëhershëm

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), është njoftuar nga...

Peja nikoqire e Kampionatit Ballkanik të Xhudos këtë fundjavë

Peja do të jetë qendra e sportit ballkanik këtë...

ATK dhe AKI lidhin bashkëpunim për mbrojtjen e sigurisë ekonomike të vendit

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) dhe Agjencia e Kosovës...

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka nënshkruar bashkëpunim me qendrën “Prishtina Mall”, e cila në qendër ka planin për zvogëlimin e kolonave.

Sipas marrëveshjes, qytetarët mund të parkojnë veturat falas në Prishtina Mall, të marrin bileta falas për autobusët urbaën, dhe të nisen drejt qendrës së qytetit.

“Park & Ride po bëhet realitet në Prishtinë! Kryeqyteti dhe Prishtina Mall kanë nënshkruar bashkëpunimin për ta kthyer parkingun e Prishtina Mall pjesë të sistemit Park & Ride! Çfarë do të thotë kjo për qytetarët? * Parkoni veturën tuaj falas në Prishtina Mall* Merrni biletë falas për autobusët urban* Udhëtoni lehtë e shpejtë drejt qendrës së Prishtinës”, ka shkruar Rama.

Në këtë formë, zbatohet plani e premtimi i të parit të kryqytetit për të zvogëluar kolonat dhe ta zhbllokuar trafikun në Prishtinë.

“Ky sistem:  zvogëlon kolonat dhe trafikun në qytet kursen kohë e para mbron mjedisin. Ky është një hap i madh për ta bërë Prishtinën më të qasshme, më të pastër dhe për të krijuar një model të bashkëpunimit publik-privat për të ardhmen e Kryeqytetit!”, ka shkruar ai.

Çështja e trafikut dhe zvogëlimi i kolonave ka qenë në mesin e premtimeve kryesore të Përparim Ramës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz