back to top
Friday, November 7, 2025
BallinaLajmeRama: Kushtetuesja duhet ta kthejë Veliajn në detyrë

Rama: Kushtetuesja duhet ta kthejë Veliajn në detyrë

Të ngjajshme

Edi Rama kërkon lirimin e Erion Veliajt

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar vendimin e...

Improvizimi si sistem – hapësirat kulturore të rrethuara nga skelat

Një shqetësim i kahmotshëm ka qenë (dhe madje vazhdon...

Bayerni në kontakte me përfaqësuesit e Ibrahima Konates

Sipas podcastit “Bayern Insider” të Sport Bild, Bayern Munich...

Renault rikthen ikonën: Twingo E-Tech Electric, revolucion në segmentin e qytetit

Renault ka rikthyer një nga modelet më të dashura...

Poezia e javës/ Tu Fu: Balada e karrove të ushtrisë 

konsiderohen poetët më të mëdhenj kinezë. Edhe pse fillimisht...

Kryeministri Edi Rama ka folur mbi situatën e krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, gjatë episodit të radhës të podcastit “Flasim”.

Rama theksoi se kryeqyteti nuk mund të mbetet pa një drejtues të zgjedhur dhe paralajmëroi se, nëse nuk do të ketë zgjedhje në Tiranë deri në vitin 2027, vendi do të përfshihet nga një “disproporcion i dyfishtë”.

“Ka disa rrjedhime logjike nga ky vendim që dua t’i ritheksoj. Siç duket, dhe nuk është hera e parë që duket për ata që duan të shohin, unë nuk i paskam kapur të gjitha pushtetet,” tha kryeministri.

Ai shtoi se mbajtja në qeli e Veliajt, dëmton qytetarët, teksa shprehu pritshmërinë që Gjykata Kushtetuese të rishikojë masën ndaj kryebashkiakut.

“Më duket normale që Kushtetuesja, kur të gjykojë masën, ta lirojë dhe ai të vijojë gjykimin në liri. Tirana duhet drejtuar, nuk mund të jetë një trup pa kokë. Kryeqyteti ka nevojë për të zgjedhurin e vet në krye,” u shpreh Rama. Kreu i qeverisë e quajti situatën një “ngërç absurd” dhe akuzoi institucionet që, sipas tij, po e lënë kryeqytetin pa drejtim.

“Kush e ka në dorë të ndihmojë në zgjidhjen e këtij ngërçi absurd, duhet ta bëjë. Kryeqyteti s’mund të trajtohet si jetim. Ky është skandal në vetvete,” deklaroi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz