back to top
Friday, February 6, 2026
BallinaLajmeRama i lumtur për miratimin e buxhetit: Imazh si funksionon demokracia, jo...

Rama i lumtur për miratimin e buxhetit: Imazh si funksionon demokracia, jo për të bllokuar, por për përgjegjësi

Të ngjajshme

Valë tërmetesh me epiqendër në rajonin e Korçës, banorët të alarmuar nga lëkundjet

Pas valës së tërmeteve me epiqendër në fshatin Hoçisht...

Gjigantët spanjoll përplasen në gjysmëfinale të ‘Copa del Ray”

Gjigantët spanjoll përplasen në gjysmëfinale të ‘Copa del Ray” Janë...

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur mirënjohje për asamblistët e Kryeqytetit që miratuan buxhetin për Prishtinën për këtë vit.

Rama tha se ata dëshmuan lidership politik dhe se me këtë treguan si funksionon demokracia.

“Mirënjohje për asamblistët e Kryeqytetit që sot dëshmuan përgjegjësi publike dhe pjekuri politike, ashtu siç e meritojnë qytetarët e Kryeqytetit. Mirënjohje për qytetarët e Prishtinës, të cilët me votën e tyre kanë zgjedhur përfaqësues që e kuptojnë mandatin si detyrim për shërbim publik, për vendimmarrje të përgjegjshme dhe për ndërtimin e së ardhmes së qytetit. Miratimi i buxhetit të Kryeqytetit është imazhi më i qartë se si funksionon demokracia kur asamblistët janë aty për të ndërtuar e jo për të bllokuar, për të marrë përgjegjësi e jo për të sabotuar. Kjo është diferenca mes politikës të së kaluarës, që e mbante Kryeqytetin peng, dhe qeverisjes që zgjedh të ecë përpara me vizion, guxim dhe vendimmarrje”.

Rama tha “kjo mendësi është themeli i zhvillimit”.

“Vetëm kur institucionet çlirohen nga kultura e bllokadës, hapet rruga për planifikim serioz, investime strategjike dhe projekte që prekin jetën e qytetarëve.  Sot, si Kryeqytet, kemi kënaqësinë dhe përgjegjësinë politike të flasim për zhvillim urban, mirëqenie dhe të ardhme, e jo për sabotime, kriza artificiale dhe interesa të ngushta partiake. Ky buxhet nuk është thjesht një dokument financiar. Është deklaratë politike. Është mesazh i qartë se Prishtina ka zgjedhur qeverisjen demokratike, përgjegjësinë, të ardhmen. Na priftë e mbara”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz