back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeRama: Drejtësi, vetëm drejtësi, asgjë më shumë dhe asgjë tjetër përveç drejtësisë...

Rama: Drejtësi, vetëm drejtësi, asgjë më shumë dhe asgjë tjetër përveç drejtësisë për Kosovën dhe Çlirimtarët e Saj

Të ngjajshme

Kryeministri i Shqipërisë ka kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale, duke publikuar një fotografi nga protesta e sotme në Hagë, që mblodhi mijëra njerëz në një park të madh në qytetin holandez.

⚖️Drejtësi pra drejtësi, vetëm drejtësi, asgjë më shumë se sa drejtësi dhe asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe Çlirimtarët e Saj🇽🇰🇦🇱“, shkroi Edi Rama në një postim në Facebook.

Rama e mbështeti protestën edhe para nisjes së saj.

“LIRIA KA EMËR🌹“, shkroi Rama mbi një video të publikuar, ku shihen automjete me flamuj kombëtarë dhe ata të UÇK-së në Holandë.

Duke iu referuar ish-presidentit Hashim Thaçi si “komandant”, Rama shtoi: “Me zemër e mendje jam edhe unë atje sot Komandant🇦🇱❤️🇽🇰 LIRI PËR ÇLIRIMTARËT🫶“.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz