back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajme“Rama di të jetë i paskrupullt me homologët kosovarë, por nuk do...

“Rama di të jetë i paskrupullt me homologët kosovarë, por nuk do t’i ecën me Kurtin”

Të ngjajshme

Ulutash pret zëvendëskomandantin e AJFC të Napolit, flasin për sigurinë në Kosovë

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka...

Dyshime për manipulim edhe në Rahovec | Ali Dulës së VV-së i hiqen 405 vota pas rinumërimit

Procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë...

Vesa mahnit me linjat, një muaj pas lindjes së vajzës

Modelja Vesa Vllasaliu ka mahnitur ndjekësit me postimin e...

Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka deklaruar se Albin Kurti dhe Edi Rama e kanë për detyre që t’i normalizojnë marrëdhëniet midis tyre për të mirën e vendeve që pëfaqësojnë.

Në emisionin Analiza Zgjedhore në Klan Kosova ai po ashtu deklaroi se “arroganca” e Edi Ramës nuk do t’i ecën tash e tutje, sepse Kurti nuk do ta pranojë një raport të tillë.

“Për miq nuk i shoh se që të dytë i karakterizon njëfarë arrogance, mirëpo Kurti e Rama do të jenë partnerë besoj. Kurti besoj që fillimisht do të vihet nën presionin e elektoratit të tij që nuk duan prishje të raporteve me Shqipërinë dhe ai është i vetëdijshëm që është i detyruar të hyjë në dialog me Serbinë për ta arritur atë marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe Rama do të jetë krah shtesë për Kosovën dhe nuk besoj që Kurti do ta humbte me asnjë çmim këtë shans që ta përdor Shqipërinë në këtë kuptim dhe të dalin me një zë”.

“Nuk do ta kisha paragjykuar Kurtin se ende nuk e kemi parë në krye të institucioneve por vetëm në opozite, dhe tashmë ka nisur t’i manifestojë ato sjelljet e para prej një zyrtari më të përgjegjshëm”.

“Rama di të jetë i paskrupullt edhe me kolegët e homologët e tij këndej kufirit se mendon që e ka një epërsi kulturore, e cila nuk mendoj që do t’i ecë tash e tutje sepse Kurti din me qenë shumë cinik dhe arrogant me këto raporte dhe nuk do ta pranojë një raport të tillë”.

“Ai mund të kujdeset për shqiptarët në Maqedoni e Mal të Zi, por Rama duhet të jetë pak më i qetë me vetveten dhe t’i masë ambiciet e tij dhe të luftojë me kryeministrat me mjetet tjera. Nuk besoj që qytetarët e Kosovës pafundësisht mund ta durojnë një arrogancë të tij”, ka deklaruar Paçarizi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz