Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njofton se Inspeksioni Komunal dhe Policia e Kryeqytetit janë të angazhuara me të gjitha kapacitetet për të luftuar hedhjen ilegale të mbeturinave në hapësirat publike.
Ai thotë se masat ndëshkuese për shkelësit përfshijnë:
“ ❌gjoba
❌konfiskim të automjeteve që përdoren për transportimin dhe hedhjen ilegale të mbeturinave”.
Tutje, Rama apelon qytetarët:
“Nëse shihni qytetarë ose biznese që hedhin materiale ndërtimore, sanitari, mobilje, goma, xhama apo çfarëdo mbeturinash të natyrës vëllimore dhe ndërtimore në Kryeqytet, ju lutemi ta lajmëroni Policinë ose Inspekcionin e Komunës në 📞 038 220985”.
Postimi i plotë: