BallinaLajmeRama: 35 milionë euro të kryeqytetit po mbahen të bllokuara nga Hekuran...

Rama: 35 milionë euro të kryeqytetit po mbahen të bllokuara nga Hekuran Murati

Të ngjajshme

Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe partnerja e tij rumune

Policia italiane goditi një bazë të dyshuar të një...

Shell Kosova në mbështetje të fëmijëve të SOS Fshatrave

Shell Kosova gjatë këtyre ditëve ka përmbyllur fushatën e...

Trajneri i Turqisë e nënvlerëson Kosovën para finales së madhe: Nuk ka rëndësi, si ata si Sllovakia

Përzgjedhësi i Turqisë, Vincenzo Montella, ka nënvlerësuar Kosovën para...

Aksident i rënë në Cerovikë të Klinës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur paraditën e...

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka folur për situatën e vështirë financiare të kryeqytetit, që sipas tij, është për shkak të bllokadës së fondeve nga Ministria e Financave.

Në Debat Plus, Rama tha se protestat e autobusëve të trafikut urban dhe sektori privat janë pasojë e problemeve financiare që po ndodhin për shkak të mostransferimit të fondeve vetanake të Prishtinës, të cilat arrijnë në rreth 35 milionë euro.

Ai theksoi se këto të hyra i takojnë ligjërisht kryeqytetit, por po mbahen të bllokuara nga ministri në detyrë Hekuran Murati dhe zyrtarët e ministrisë.

“Sot erdha me makinë normal se autobusët e trafikut urban dhe ai sektori privat për të fat të keq janë në protestë. Si rezultat i bllokadës të vazhdueshme të fondeve të kryeqytetit nga Ministria e Financave, nga zyrtarët aty, ministri në detyrë Hekuran Murati. 35 milionë të hyra vetanake, të cilat ende vazhdojnë të bllokohen nga kjo ministri kanë filluar të shkaktojnë probleme të mëdha për secilin qytetarë në kryeqytet.

Është pikërisht Murati dhe zyrtarët në ministri të cilët i bllokojnë të hyrat vetanake të kryeqytetit. Që janë diku rreth 35 milionë. I bllokojnë përkundër faktit që po provojnë jashtëligjshëm. Këto në bazë të ligjit i takojnë kryeqytetit. Duhet të transferohen në konto të kryeqytetit. Duhet me iu leju kryeqytetit të i përdor këto fonde, që t’i kryej shërbimet ndaj qytetarëve”, ka thënë Rama.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz