BallinaLajmeRaketa balistike iraniane godet një parking në Tel Aviv, pesë të plagosur

Raketa balistike iraniane godet një parking në Tel Aviv, pesë të plagosur

Të ngjajshme

Përfitimet nga çaji kamomil

Kamomili është një barishte që përdoret qysh nga periudha...

Spanja ia ‘terron’ Serbisë, e mposht pastër në “Ceramica”

Mikel Oyarzabali shënoi dy gola të shkëlqyer në pjesën...

Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja

Gjykata Speciale ka caktuar një panel të Gjykatës Kushtetuese...

Një raketë balistike e lëshuar nga Irani goditi një parking në juglindje të Tel Avivit, duke lënë të paktën pesë persona të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Ngjarja ndodhi pak pas orës 15:00, kur një nga raketat e lëshuara nga Teherani në disa valë arriti të depërtojë mbrojtjen ajrore izraelite dhe goditi një hapësirë të hapur parkimi.

Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, pesë punonjës që ndodheshin në zonë u plagosën nga shpërthimi, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë. Raportohet se rreth 150 metra larg vendit të goditjes ndodhet edhe një strehë mbrojtëse.

Nga shpërthimi u shkatërruan plotësisht të paktën 10 automjete që ndodheshin të parkuara në zonë, ka transmetuar Panorama.

Në vendngjarje mbërriti një ekip special i ushtrisë izraelite, i cili mblodhi prova dhe fotografoi kraterin e krijuar nga shpërthimi si dhe fragmentet e raketës. Hetuesit po analizojnë materialin për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një sistem të ri raketor të përdorur nga Irani në sulm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz