Raka: Shqetësuese rritja e numrit të të infektuarve, politikanë kthjelluni

Infektologu Lul Raka e ka quajtur shqetësues rritjen e numrit të rasteve me COVID-19 në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se shtylla kryesore e përgjigjes ndaj pandemisë është kapaciteti shëndetësor në Kosovë, për të cilin thotë se po ngarkohet dita e ditës.
“Kësaj rritje i kemi kontribuar të gjithë: qytetarët, të cilët nuk i përfillin fare masat parandaluese. Por, edhe politikanë, të cilët vazhdojnë ta përdorin COVID-19 si monetë për kusuritje të ndërsjellët”, ka thënë ai.
Ai ka bërë thirrje që të respektohen masat për parandalimin e koronavirusit.

Lexo edheShqiptarët fitojnë 4 ulëse në zgjedhjet parlamentare të Serbisë
“Mbani distancën fizike kudo dhe gjatë tërë kohës. Kjo është komponenta kryesore në parandalim! Në vendet ku nuk mund të mbahet distancë, vendosni maska! Mbani higjienën e duarve”, ka shkruar ai.
Ai ka pasur mesazh edhe për politikanët në vend.
“Politikanë të nderuar: Ju lutemi kthjelluni, bashkohuni dhe tregoni lidership në këto kohë të vështira. Parandalimi i sëmundjes është arma e vetme në duart tona! Vetëm së bashku e përballojmë këtë sfidë”, ka thënë Raka.














