BallinaLajmeRagip Xhaka rrugës për t’u bërë deputet, mbledh mbi 10 mijë vota

Ragip Xhaka rrugës për t’u bërë deputet, mbledh mbi 10 mijë vota

Deri tani janë numëruar sipas KQZ-së, 78% i votave për kandidatët për deputet.

Nga kjo shumicë e madhe e votave të numëruara, lajmi.net ka siguruar listën e kandidatëve për deputetë të PDK-së dhe votat që kanë marrë secili prej tyre.

Rakip Xhaka, duke kandiduar për herë të parë për deputet ka arritur të mbledh një numër të madh votash.

Ai deri tani ka mbledhur 10 mijë e 827 vota.

Ragip Xhaka është babai i dy futbollistëve të njohur shqiptar Granit e Taulant Xhaka por ai gjithashtu njihet edhe për veprimtarinë e tij të shquar si aktivist për çështjen kombëtare, i burgosur politik, i përndjekur, emigrant, politikan nga radhët e PDK-së në Zvicër. /Lajmi.net/ 

Lista e votave e siguruar nga lajmi.net:

- Advertisement -