BallinaLajmeRadari ajror kondrabandohet nga Shqipëria në Kosovë

Radari ajror kondrabandohet nga Shqipëria në Kosovë

Të ngjajshme

Për ta ngushëlluar për vdekjen e nënës, Veiga golin ia dedikoi Thiago Silvas

Porto ka arritur një fitore të rëndësishme me rezultat...

Messi i zhgënjyer me anulimin e Finalissimas, e kishte një dëshirë

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, ka mbetur thellësisht i...

34 aksidente trafiku e mbi 1800 gjoba trafiku brenda 24-të orëve

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-të orësh...

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve...

Rreth 8 milionë euro i ndau shteti për të blerë një radar sekondar, por që mijëra euro të tjera po hyjnë në të, edhe pse ka më pak se 4 vjet qëkur u ble. Radari i Goleshit vazhdimisht ka pasur prishje, pavarësisht që kompania që e shiti thotë se atë e solli të ri, e po ashtu edhe ASHNA’ja zotohet se ishte i ri, raporton KTV.

Prishja e fundit i detyroi zyrtarët e Agjencisë që në natën e ndërrimit të moteve ta importojnë në mënyrë klandestine një pjesë rrotulluese “rotary joint”, e të cilën më pas e modifikuan në një punëtori mekanike në Ferizaj.

Por specifikacionet e kësaj pjese që ASHNA’ja thotë se e huazoi nga Shqipëria nuk janë në përshkrimin e dokumenteve të pajisjeve që kompania e kontraktuar nga Shqipëria TCN ia dorëzoi Agjencisë.

Sidoqoftë, pajisja e cila bazuar në raportin e inxhinierëve u montua në radarin e Goleshit më 3 janar pas orës 16, në doganat e Kosovës u lajmërua vetëm më 6 shkurt, disa ditë pasi KTV’ja kishte nisur hulumtimin rreth saj.

Në doganë e kanë konfirmuar se malli që është deklaruar më 6 shkurt i shpëtoi penalizimit pasi u vlerësua si deklarim vullnetar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz