Ra nga trageti në detin Adriatik, turistja gjendet gjallë pas 10 orësh
03
Lexo edhe9 hotelet që duhet ti vizitoni patjetër para se të vdisni
Një grua ka luftuar për 10 orë në det të hapur, por në fund u shpëtua e gjallë.
Ajo ra nga trageti gjatë natës, në detin Adriatik.
Turistja u shpëtua nga rojet bregdetare kroate dhe më pas u dërgua në spital, dhe sipas autoriteteve ajo është jashtë rrezikut për jetën.
Pasagjerja ra jashtë bordit nga një anije norvegjeze Star, rreth 60 milje nga bregu i Kroacisë, pak pas mesnatës të së shtunës.
Lexo edhe9 hotelet që duhet ti vizitoni patjetër para se të vdisni
Ekipet e shpëtimit arritën ta gjejnë atë të gjallë, jo shumë larg nga ku mendohej se ajo kishte rënë.
Për rastin u informua edhe ambasada britanike në Kroaci, ndërsa kanë nisur edhe hetimet në lidhje me këtë incident. /noa.al/