Qytetarja përballet me punëtorët e marketit në Gjilan, demaskon me video rritjen skandaloze të çmimeve

Virusi COVID19, tashmë i shpallur pandemi ka përfshirë botën, por edhe Kosovën, ku numri i të prekurve ka arritur në 16.
Lajmet për rastet e para të të prekurve kanë shkaktuar panik tek qytetarët e Kosovës, të cilët kanë zbrazur marketet dhe po blejnë ushqime shtesë në rast të përhapjes së madhe.
Situatën e krijuar po e shfrytëzojnë me të madhe dyqanet ushqimore të cilat kanë dyfishuar çmimet, pavarësisht se janë paralajmëruar të mos e bëjnë këtë, shkruan Reporteri.net.
E në rast të viruseve të ndryshme, limoni njihet për vetitë e tij shëruese, andaj edhe qytetarët kanë kërkesë të madhe për këtë frut në dyqane. Këtë situatë ka vendosur ta shfrytëzojë “Andi Market” në Gjilan, i cili 1 kg limonë, nga 1.50 euro sa e kishte çmimin më parë, e ka bërë 2.99 euro. E indinjuar me këtë një qytetare e ka denoncuar vetë rastin duke incizuar drejtpërdrejtë në këtë market çmimet e dyfishuara.
Në pamje ajo shihet teksa i kërkon punëtorit të marketit të largohet nga pjesa ku ai me dorë e kishte mbuluar çmimin e ri që u ishte vënë limonëve.

Lexo edheTë ndarë nga dashuria për shkak të koronavirusit, futbollisti puth gruan nga xhami
Ndryshe, mësohet “Market Andi” në Gjilan është në pronësi të vëllait të anëtarit të Vetëvendosjes, Sami Kurteshi.
Ndryshe për rritjen e çmimit të limonit, shitësit po fajësojnë furnizuesit, nga të cilët po thonë se po e marrin më shtrenjtë. Pronari i një marketi ka thënë për Reporterin se para krizës me koronavirusin, një gajbe me limonë e kanë marrë 9 euro, derisa tani e marrin me çmim prej 22 euro.
Ndryshe Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se të gjithë operatorët ekonomikë që rrisin çmimet e produkteve ushqimore do të përballen me ligjin.
Ky vendim është marrë vendim nga ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari.














