back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeQytetarja “kërcënon” Valdete Dakën: Hera e fundit që e gjej babën e...

Qytetarja “kërcënon” Valdete Dakën: Hera e fundit që e gjej babën e vdekur në listën e votimit

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars...

Basha: Unë jam argat, ku ta sheh VV që muj me ndihmu, une e marr atë pozitë

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet...

Shënoi hat-trick ndaj Manchester Cityt, Valverde është lojtari i javës

Federico Valverde ishte heroi i Real Madridit, në ndeshjen...

Një qytetare nga Fushë-Kosova i ka thënë ekipit të Televizionit 7 se derisa ka votuar sot për zgjedhjet parlamentare të Kosovës, e ka parë në listë emrin e babait të saj që ka vdekur në vitin 2012.

Ajo në një prononcim për Televizionin 7 thotë se familja e saj ndihen të ofenduar pasi edhe më tutje KQZ’ja nuk e largon emrin e personit të vdekur gati 8 vjet më parë.

“Babai im ka vdekur që 7 vjet dhe e pati emrin në listë. Kjo është ofendim për neve. Ai ka vdekur në spital është në librin e regjistrit të vdekjeve. Kjo na shkakton dhimbje dhe ofendim”, ka thënë Flora Raka nga Fushë-Kosovë.

Tutje ajo tregon se janë ankuar dy herë në zgjedhjet e kaluara se emri i tij figuron në listë, dhe edhe përkundër kësaj ai nuk është hequr.

“Jam ankuar dy herë më parë dhe emri i tij akoma është në listën e votimit”, ka thënë ajo.

Në fund ajo ka thënë se krejt përgjegjësia për këtë i bie kryetares së KQZ-së,

Lexo edhe: Momenti kur babai i mërzitur rrëfen se si e gjeti emrin e djalit të ndjerë në listat e votuesve në Prishtinë

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz