Sot rreth orës 19:50, qytetari S.Brahimi nga Shtimja, ka gjetur një portofol me dokumente dhe para në fshatin Belincë dhe e ka dorëzuar menjëherë në stacionin policor në Shtime.
“Pas verifikimit, portofoli rezultoi të ishte i qytetarit Sh.R nga Ferizaj. Policia kontaktoi pronarin, i cili erdhi në stacion për ta marrë portofolin. Dokumentet dhe shuma prej 2468.40 euro, 102 dollarë, 30 franga dhe 10 paund iu kthyen atij me procesverbal”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i plotë: