back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeQytetarët kritikojnë komunën e Prishtinës se po përdor preparate të rrezikshme gjatë...

Qytetarët kritikojnë komunën e Prishtinës se po përdor preparate të rrezikshme gjatë dezinsektimit

Të ngjajshme

Çmimet e Grammy: Lista e yjeve që nuk u nominuan

Ceremonia e 68-të e Çmimeve Grammy po mbahet sonte , por...

Rezultatet negative e “çojnë” n’shpi Besnik Hasin, shkarkohet nga Anderlechti

Trajneri i njohur shqiptar, Besnik Hasi është larguar nga...

Juventusi shënon edhe golin e dytë ndaj Parmas

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...

Theret me thikë një person në Fushë Kosovë

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Fushë...

Ka nisur spërkatja e hapësirave ajrore me preparate kundër insekteve ne Prishtine.

Mbrëmë kur në orën 19:30 filloi faza e parë dezinsektimit, parku i qytetit kishte shumë vizitorë, raporton KTV.

Disa prej tyre i kanë vlerësuar këto preparate të rrezikshme, duke kërkuar të merren masa ndaj komunës.

Ndërsa të tjerë janë të mendimit se ky proces duhet të realizohet pas mesnate, kur ka pak qarkullim të njerëzve.

Por, zyrtarë të komunës kanë siguruar qytetarët se preparatet e përdorura nuk janë të rrezikshme për shëndetin e tyre.

Bujar Gashi, Drejtor i Shëndetësisë në Prishtinë, ka kërkuar nga qytetarët që gjatë kohës së dezinsektimit, t’i mbyllin dyert dhe dritaret e shtëpive, në mënyrë që insektet të mos futen brenda.

Vitin e kaluar, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Prishtina ka qenë komuna me më së shumti raste të pickimit nga rriqrat.

Madje, kryeqyteti ka kaluar edhe zonën e Malishevës, e cila njihet për prani të madhe të rriqrave.

Komuna thotë se rriqrat në Prishtinë nuk janë të rrezikshme, pasi nuk transmetojnë virusin e etheve hemorragjike.

Megjithatë, drejtori Gashi thotë se dezinsektimi i hapësirave tokësore nuk është në kompetencë të tyre.

Instituti nuk ka kthyer përgjigje nëse do të bëjë dezinsektimin kundër rriqrave.

Ndërsa, faza e parë e dezinsektimit hapësinor që zgjat deri më 12 qershor, do të shtrihet në disa lagje dhe fshatra të Prishtinës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz