BallinaLajmeQytetarët kanë gjetur fajtorin për mosliberalizimin e vizave (Foto)

Qytetarët kanë gjetur fajtorin për mosliberalizimin e vizave (Foto)

Të ngjajshme

Gjesti arrin marrëveshje për pranim fajësie me Prokurorinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se këngëtari Besart Kelmendi...

Berlin–Prishtinë më lehtë se kurrë me PrishtinaTicket!

Po planifikoni kthimin në Kosovë apo një vizitë familjare...

Në raportin e UNDP-së dhe USAID-it, kosovarët u pyeten edhe për arsyet që Kosova nuk është përfshirë në regjimin pa viza.

Ata fajësuan Qeverinë dhe institucionet e tjera të Kosovës.

Shumica e të anketuarve (42%) mendojnë se kjo ndodh “për shkak se institucionet e Kosovës nuk i kanë përmbushur kriteret e nevojshme”, të pasuar nga 23% e kosovarëve të cilët theksuan se kjo ndodhë për shkak të “problemeve me Serbinë”, dhe 21% e atyre që theksuan se kjo ndodhë për shkak të “pesë vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën”. Një numër i konsiderueshëm i kosovarëve mendojnë se Kosova është lënë jashtë regjimit pa viza “për shkak të situatës ekonomike dhe politike” (17%, respektivisht 15%), si dhe “për shkak të imazhit të keq që Kosova ka në Evropë”.

“Kur është fjala për akterët përgjegjës – dhe duke pasur parasysh se qytetarët duhet të kërkojë llogari nga përfaqësuesit e institucioneve të tyre – është inkurajuese se shumica e të anketuarve (61%) i bëjnë institucionet e Kosovës përgjegjëse për mos finalizimin e procesit të liberalizimit të vizave ende për Kosovën”, thuhet ndër të tjera në këtë raport. /Periskopi/

vizat

viza

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz